Këngëtarja Ronela Hajati është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas zërave për një ndarje të saj nga Young Zerka.
Ajo e pranoi fillimisht faktin që është single në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ndërsa tashmë në një intervistë për “Prive”, tha se është beqare dhe ndihet shumë mirë.
Këngëtarja shtoi gjithashtu se është duke u fokusuar tek puna dhe po punon gjatë gjithë kohës për projektet e saj të reja.
Ronela shtoi gjithashtu se njeriu nuk mjaftohet kurrë dhe nuk kënaqet asnjëherë si në lidhje si vetëm, duke treguar historitë e mikeshave të saj që kur janë të lidhura duan të jenë vetëm dhe e kundërta.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lPoX_JfI9H8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76GdN6nXuB/