ShowBiz

Mashkulli ideal i Kiara Titos është kaq i bukur, nuk do ta besoni për kë bëhet fjalë

Moderatorja Kiara Tito është vënë disa herë në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve për një lidhje të saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Asnjëri prej tyre në fakt nuk e ka konfirmuar lidhjen, por së fundmi moderatorja pranoi se është single dhe nuk ka asnjë lidhje për momentin.

Kiara ka shuar gjithashtu edhe kuriozitetin e miqve dhe fansave lidhur me mashkullin ideal fizikisht sipas saj.

Ajo i është përgjigjur kësaj pyetjeje me një foto të qenushit të saj duke treguar kështu se mashkulli më i preferuar për të është Yuki, qenushi i bardhë dhe shumë tërheq me të cilin e kemi parë disa herë të postojë foto shumë të veçanta.

Link: https://www.instagram.com/kiaratito/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3SEpx9nUZ2/