ShowBiz

Hapi garderobën dhe na la pa fjalë, çantat e Morenës nuk kanë fund

Këngëtarja Morena Taraku ka vendosur të zbulojë një pjesë të garderobës së saj dhe këtë herë është fokusuar tek çantat.

Ajo ka postuar në instagram disa foto ku tregon llojet dhe markat e ndryshme të çantave që zotëron dhe që janë pafund.

“Disa nga lodrat e mia”, shkruan Morena krahas fotove ku shohim çanta të markave Fendi, Prada, Ives Saint Laurent, Louis Vuitton, Gucci e shumë të tjera të ngjyra dhe formave të ndryshme.

Këngëtarja numëron mbi 30 çanta dhe të gjitha firmato të cilat do të kishte dëshirë ti kishte kushdo.

Morena është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë vazhdimisht foto dhe video ku shfaqet gjithnjë e më sensuale.

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BdM9DF_X-/