Dyshja e famshme Sofia Richie dhe Scott Disick i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë në fund të muajit prill të këtij viti.
Ishte Disick ai që u tha se kishte probleme me depresionin dhe për këtë arsye e largoi modelen duke i dhënë fund lidhjes.
Megjithatë duket se ata të dy nuk kanë mundur dot të qëndrojnë larg njëri tjetrit, kjo pasi janë parë sërish nën shoqërinë e njëri tjetrit gjatë fundjavës së kaluar.
Ata janë fotografuar gjithashtu nën shoqërinë e miqve të përbashkët duke kaluar momente të këndshme dhe të dy dukeshin shumë të qetë.
Nuk e dimë se çfarë po ndodh në të vërtetë mes çiftit, por me shumë mundësi do ta kenë rregulluar marrëdhënien dhe mund të jenë kthyer sërish bashkë.
Burimi i fotos: https://kinkazoid.com/