ShowBiz

U tha se u ndanë, por Stresi ka dy fjalë për të ëmën e Kejsit

Reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi janë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes.

Kohët e fundit u përfol për një ftohje të marrëdhënies mes tyre, por duket se ata të dy janë afruar sërish.

Këtë e vërtetoi vetë Kejsi me anë të një videoje live ku shfaqej teksa kërcente dhe këndonte në makinë këngën e Stresit.

Ndërsa reperi si për ti vënë vulën gjithë zerave për ndarje postoi në instagram një foto ku shfaqet përkrah nënës së Kejsit.

“Me vjehrën më të mirë”, shkruan ai krahas fotos ku pozon me të ëmën e Kejsit duke treguar kështu se vazhdon të jetë me Kejsin pavarësisht thashethemeve për ndarje mes tyre.

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9xIyllJdve/https://www.instagram.com/p/B_46WhGgfWf/