ShowBiz

Një dashuri e re për Lorin…, ja detajet që na futën në dyshime

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë një prej çifteve më të përfolura të showbizit.

Ata kanë qenë bashkë për shumë vite, por duket se prej muajsh i kanë dhënë fund marrëdhënis, pasi jo vetëm që nuk i shohim më bashkë, por kanë fshirë gjithashtu edhe fotot e përbashkëta në instagram, ndërsa nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale.

Që pas lidhjes me Visin, për jetën private të Lorit nuk kemi marrë vesh asnjë detaj tjetër, por një status i fundit në instagram flet shumë për gjendjen e saj shpirtërore.

“Nuk jam e sigurt nëse jemi takuar në kohën e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të bëjmë më të mirën”, shkruhet në statusin e postuar prej saj në instagram.

Lori thotë se kjo është shprehja e saj e preferuar dhe ndoshta është thjesht një shprehje,  por ndoshta Lori ka dashur të thojë diçka më shumë përmes saj.

https://www.instagram.com/p/CCY-nBsl_y-/

Link: https://www.instagram.com/p/CCY-nBsl_y-/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6-vh1HlAJR/