90 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar një rekord të ri.
Shumica e rasteve janë rregjistruar në Tiranë, Durrës, Shkodër e Krujë, ku është përqëndruar numri më i lartë i rasteve pozitive.
Ndërkaq fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy persona, një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani.
Ata ndodheshin të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se situata në spitalin infektiv paraqitet e rënduar.
Aktualisht në këtë spital po marrin shërbimin 81 persona, 11 janë në terapi intensive ndërsa 5 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 persona, ndërsa në total në vendin tonë janë 1318 persona aktiv.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=176cUaNF63g
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/