Lorik Cana u bë baba për herë të dytë në janar të këtij viti pas ardhjes në jetë të vajzës së tij Enkeleidës.
Ai dhe bashkëshortja e tij Monika kanë postuar herë pas herë foto të së voglës, por pa e zbuluar portretin e saj.
Vetë Loriku ka postuar së fundmi një foto me të bijën në duar ndërsa po shohin një garë me makina ndërsa i ngre duart lart vogëlushes për të bërë tifo.
Me aq sa mund të shohim Enkeleida është një bionde dhe qenka rritur kaq shumë nga hera e fundit që e kemi parë.
Loriku dhe Monika janë të martuar tashmë prej vitesh dhe jetojnë midis Romës dhe Tiranës.
Përveç vogëlushes Enkeleida ata kanë edhe një djalë me emrin Boiken i cili ka ardhur në jetë disa vite më parë.
https://www.instagram.com/p/CCfxs_MhJtL/Link: https://www.instagram.com/p/CCfxs_MhJtL/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/