ShowBiz

Gruaja e Will Smith pranon lidhjen me këngëtarin, ndërsa ishte ende e martuar me aktorin

Këngëtari August Alsina  tronditi jo pak opinionin publik me deklaratën e tij se kishte qenë në një lidhje me aktoren Jada Pinkett Smith dhe se bashkëshorti i saj aktori Will Smith ishte në dijeni e madje ju kishte dhënë leje.

Ndërkaq për të sqaruar të gjitha lajmet që po qarkullojnë prej kohësh, Jada dhe Will janë ulur përballë njëri tjetrit në “Red Table Talk” duke diskutuar gjithçka që kishte ndodhur dikur me këngëtarin.

Jada e pranoi se ka qenë e lidhur me të në 2015 në një moment kur ishte në krizë dhe gati për t’u ndarë nga Smith dhe madje kaloi edhe pushimet me këngëtarin.

Megjithatë ajo dhe Will nuk e pranuan në asnjë moment që aktori ishte në dijeni të marrëdhënies së tyre apo t’ju ketë dhënë leje.

Jada dhe Will janë të martuar që në 1997 dhe bashkë kanë dy fëmijë, ndërsa marrëdhënia me këngëtarin ndodhi gjatë 2015 kur çifti kishin disa probleme në marrëdhënien e tyre.

Link: https://indianexpress.com/article/entertainment/hollywood/jada-pinkett-smith-and-will-smith-marriage-trouble-on-facebook-show-6500299/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAk2oQNhCgZ/https://www.instagram.com/p/B_LC9lMD_r8/