Aktorja e njohur indiane Aishwarya Rai Bachchan dhe e bija kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Ajo dhe e bija 8 vjeçare kanë kryer testin, pasi bashkëshorti dhe vjehri i aktores rezultuan më herët pozitiv.
Njoftimin e dha vetë bashkëshorti i aktores me anë të një statusi në Twitter ku shkuante: “Aishwarya dhe Aaradhya rezultuan gjithashtu pozitive me COVID-19. Ato do të vetëkarantinohet në shtëpi. Ndërsa pjesa tjetër e familjes përfshirë edhe nënën time kanë rezultuar negative. Faleminderit për gjithë urimet dhe lutjet tuaja”
Aktorja është e famshme për rolet e saj në disa seriale dhe filma të njohur indian.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/