ShowBiz

Duke dredhur të pasmet në mes të rrugës, Bora dhe Donaldi festojnë me kërcim sensual

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj prej pak ditësh kanë bërë publike lidhjen e tyre me postimin e fotove dhe videove të përbashkëta nga pushimet.

Që prej momentit që dolën hapur edhe në rrjetet sociale ata i shohim të postojnë vazhdimisht video shumë të këndshme ku shfaqet së bashku.

Në postimin e fundit të Donaldit shohim se si ata të dy zbresin nga makina dhe fillojnë të kërcejnë në mënyrë sensuale në mes të rrugës.

“Ore mjafton të duash se e gjen zgjidhjen për party edhe në kohë korone”, shkruan Donaldi ndërsa i bën tag Borës.

Ndërsa moderatorja shkruan se ata të dy janë vetë festa.

Miq dhe fansa të çiftit e kanë pëlqyer performancën e tyre dhe madje i kanë bërë komplimenta për kërcimin e tyre të veçantë.

https://www.instagram.com/p/CCjY42HD7Bi/

Link: https://www.instagram.com/p/CCjY42HD7Bi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCT7rnoDfNM/