ShowBiz

Ndryshon papritur look, Enca sjell trendin më të ri të verës

Pasi e pamë më flokët gërsheta në ngjyrë rozë, Enca ndryshon sërish look dhe këtë herë sjell modelin që me siguri do t’ua shohim shumë vajzave këtë verë.

Ajo ka hequr dorë nga gërshetat ndërsa e shohim me flokë biondë të kapura bisht dhe më pas bishtin  e ka kapur me disa llastikë të vegjël, duke krijuar kështu një model mjaft interesant për periudhën e verës.

Ky model i ri i flokëve me siguri që do të kthehet në trendin e verës dhe deri në fund do ti shohim thuajse të gjitha vajzat me stilin e ri që sjell Enca.

Këngëtarja ka qenë e përqëndruar së fundmi në realizimin e projekteve muzikore.

Kënga më e fundit e saj “Ku mete” , është shndërruar në një hit të vërtetë menjëherë pas publikimit.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-zl9r0HpQu/