117 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalin infektiv situata vijon të jetë e rënduar me 85 të shtruar, 10 prej të cilëve në terapi intensive si dhe katër në gjendje më të rëndë të intubuar.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë, një 70 vjeçare nga Tirana dhe një 66 vjeçar nga Shkodra, të cilët nuk mundën dot ta fitonin betejën me sëmundjen.
Ministria e Shëndetësisë bën dije gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 68 persona duke e çuar në 2014 numrin e personave të shëruar që nga fillimi i epidemisë në vend.
Ndërsa aktualisht janë 1462 persona aktiv, kryesisht në Tiranë, Durrës, , Shkodër dhe Krujë.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar distancën, për të vendosur maskën në ambjente të mbyllura si dhe të respektohet higjena vetjake.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=zGb-kdp2FPk
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/