Këngëtaren Nora Istrefi e pamë në plazh disa ditë më parë nën shoqërinë e së bijës, vogëlushes Renee.
Ajo u shfaq në super formë, ndërsa e pamë të pozonte me një palë bikini ngjyrë çiklamin, të cilat e tregonin mjaft joshëse.
Vetëm bikini i saj i markës Alessandra Rich ka kushtuar plot 195 euro, por nuk mbaron këtu.
Më shumë nga të gjitha kanë kushtuar shapkat Givenchy të cilat i gjen në çmimin e 575 eurove.
Kështu në total veshja për plazh e Norës vetëm me bikini dhe shapka ka kushtuar 770 euro.
Kjo nuk është hera e parë që Nora zgjedh firma të njohura për veshjen e saj.
Edhe herë të tjera e kemi parë të veshur shumë bukur, me marka të shtrenjta dhe gjithmonë në formë perfekte.
https://www.instagram.com/p/CCiieuYgKB5/Link: https://www.instagram.com/p/CCiieuYgKB5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7te3-iJiuu/