Ardian Bujupi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes sa i takon jetës së tij private.
Kudo në media u përfol lidhjen e tij të re me modelen indiane e cila ka qenë pjesë e një prej klipeve të tij.
Por ndërsa të gjithë mendonin se këngëtari dhe modelja janë në një lidhje së bashku, e vërteta është krejt ndryshe dhe këtë e sqaroi vetë këngëtari në një intervistë për emisionin “Ndërrimi i natës” në “Klan Kosova”.
Këngëtari i ka mohuar të gjitha lajmet duke thënë se nuk është i lidhur me Sabrine.
Ai shtoi gjithashtu se ai është shoqëruar shumë me modelen e cila e ka ndihmuar shumë për këngën.
Mes tyre ka lindur njëfarë miqësie dhe janë kënaqur së bashku, por nuk janë në një lidhje.
Ndërsa i pyetur nëse ka presion për t’u lidhur me një shqiptare, Ardiani thotë se i ati nuk e ka problem, ndërsa nëna po, ajo e do nusen shqiptare.
Këngëtari dhe modelja kanë shumë foto së bashku në instagram, ndërsa shpesh herë i shohim me komente dashurie për njëri tjetrin dhe kjo bëri që të lindnin dyshimet të cilat këngëtari i mohoi totalisht gjatë intervistës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=HTu3TBa-w8I&t=1s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBQtSlxBAPH/