ShowBiz

Tian i këndon mamit për ditëlindje, në fund bën veprimin më të pazakontë

Tuna feston sot 35 vjetorin e lindjes dhe urimi më i bukur i ka ardhur nga vogëlushi Tian.

Djali i Tunës ka vendosur ti këndojë të ëmës “Happy Birthday”, përballë një torte me qirinj.

Ai dëgjohet ta këndojë këngën të plotë deri në fund dhe në momentin kur mbaron nuk pret që qirinjtë ti fryjë Tuna, por ulen dhe i fik vetë.

Këngëtarja e ka postuar urimin e ëmbël të vogëlushit në instagram.

Më herët këngëtarja ka marë një urim special edhe nga bashkëshorti i saj Patris Berisha i cili e uroi këngëtaren me një foto të të dyve duke u puthur.

Këngëtarja ndërkaq i ka bërë një urim shumë special edhe vetes së saj, ndërsa ka shpërndarë në instagram disa foto shumë të veçanta.

“Gëzuar ditëlindjen aleates dhe armikut më të keq. Me fjalë të tjera, Gëzuar ditëlindjen vetës”, shkruan ajo ndërsa shohim urime të shumta nga miq, fansa dhe kolegë të këngëtares.

Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/

https://www.instagram.com/p/CCn4LLQlKPy/

Link: https://www.instagram.com/p/CCn4LLQlKPy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OtH_glnuk/