Djali i Viktoria dhe David Beckham i propozoi për martesë partneres së tij, modeles dhe aktores amerikane Nicola Peltz këtë të shtunë.
Ai tregoi përmes një fotoje të postuar në instagram se ajo i kishte thënë po, duke e bërë mashkullin më të lumtur në tokë, ndërsa premtonte se do të ishte bashkëshorti dhe babai më i mirë në një të ardhme.
Por përveç propozimit ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte unaza me prerje smeraldi 5 karatësh e cili sipas “The Sun” kushtoi plot 250 mijë dollarë.
Këtë unazë Brooklyn e ka dizenjuar vetë për të dashurën e tij të zemrës, përpara se të merrte vendimin për ti propozuar martesë.
Nicola 25 vjeç dhe Brooklyn 21 janë në një lidhje prej gati një viti dhe i kemi parë gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCgN-Vel63f/