ShowBiz

Super joshëse, motrat Vjollca sapo dogjën rrjetin me foto dhe surpriza

Ato janë padyshim motrat më të famshme të shoëbizit dhe kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëra tjetrën.

Marina drejton tashmë prej dy sezonesh spektaklin e humorit “Klanifornia”, ndërsa Marina pasi mbylli me sukses “Shiko kush luan” në “Top Channel”, është duke u punuar për projekte të reja në fushën e televizionit dhe të muzikës.

Luana ka postuar së fundmi në instagram një foto ku shfaqet në formë perfekte më një palë bikini ngjyrë lejla.

Krahas fotos ajo zbulon edhe një surprizë për fansat, duke treguar se bashkëpunimi i saj i famshëm me Faydee, “Yalla Habibi”, bëri një vit si këngë dhe në kanalin e saj në YouTube, ajo ka publikuar këngën e kënduar në një prej koncerteve së bashku me Faydee.

Ndërsa Marina ka postuar në instagramin e saj një foto ku shfaqet tejet joshëse shtrirë në shtrat me rroba gjumi, ndërsa buzëqesh e lumtur.

Motrat Vjollca janë shumë të lidhura me njëra tjetrën dhe këtë e tregojnë vazhdimisht si me momentet që kalojnë në shoqërinë e njera tjetrës, por edhe me dedikimet që i bëjnë njëra tjetrës herë pas here në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/CCoHCsGDPH9/

Link: https://www.instagram.com/p/CCoHCsGDPH9/

https://www.instagram.com/p/CCoeghHnWYp/

Link: https://www.instagram.com/p/CCoeghHnWYp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B68f78HHfRH/