ShowBiz

Tashmë nuk e fshehin më, Sara pozon me barkun e rrumbullakosur

Sara Hoxha dhe Ledri Vula do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

Ata e kanë bërë publike lidhjen e tyre pak muaj më parë, ndërsa i shohim teksa postojnë foto dhe video së bashku ku shfaqen super të dashuruar.

Deri tani asnjë prej të dyve nuk e ka pranuar se janë në pritje të fëmijës së parë, por me një video të postuar në instagram nga një festë ditëlindjeje, Sara shfaqet e ulur në tavolinë ndërsa duket barku i rrumbullakosur nën fustanin ngjyrë bojëqielli.

“Shefi në krye të tavolinës”,shkruan Ledri krahas videos ku shfaqen të dy duke buzëqeshur dhe shumë të lumtur.

Sipas zërave thuhet se Sara është në muajin e 5-të të shtatëzanisë dhe ata të dy do të bëhen me vajzë.

Megjithatë gjithçka pritet të vërtetohet plotësisht kur ata të dy ta konfirmojnë vetë për fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/ledrivula/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-ciSnXhbom/