Një spikere e njohur në Ukrainë është vënë përballë një momenti shumë të sikletshëm teksa ishte duke dhënë lajmet.
Asaj i ka rënë dhëmbi ndërsa ishte duke folur dhe pavarësisht situatës ajo zgjat dorën merr dhëmbin dhe vazhdon të japë lajmet pa e ndërprerë fjalën.
Reagimi i saj tejet profesional, pavarësisht situatës së sikletshme është përshëndetur nga shumë njerëz të cilët e kanë vlerësuar mënyrën se si ajo ka vijuar e pashqetësuar të mbajë transmetimin direkt, pavarësisht mungesës së një dhëmbi.
Videoja e saj ka bërë xhiron e rrjetit, dhe shumica e njerëzve janë habitur me qetësinë e spikeres gjatë momentit të sikletshëm.
https://www.instagram.com/p/CCpv1dpDqe5/Link: https://www.instagram.com/p/CCpv1dpDqe5/
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/Krkr1WhLV-4