ShowBiz

Vajza dy vjeçare e Cardi B merr dhuratën më të pazakontë me çmimin marramendës

Vajza e Cardi B dhe Offset festoi dy vjetorin e lindjes dhe mes shumë dhuratave ajo që shkaktoi më shumë zhurmë ishte një çantë Hermes Birkin në ngjyrë rozë.

Kjo markë është një ndër më të shtrenjtat dhe dhurata e dy vjeçares ka kushtuar plot 10 mijë paund.

Vetë Offset ka publikuar në instagram një video ku shfaqet teksa hap dhuratën e vogëlushes dhe tregon çantën e cila ka shkaktuar komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ata e kanë konsideruar totalisht të pakuptimtë një dhuratë të tillë për një dy vjeçare së cilës sipas tyre nuk ka çfarë ti duhet një çantë e tillë.

Duke parë vërshimin e komenteve ka ndërhyrë vetë Cardi B e cila ka treguar me anë të një videoje live në instagram se nuk e konsideron aspak të pazakontë dhuratën dhe madje është shumë e kënaqur që i ati i dhuroi asaj një çantë të tillë, pasi kështu do të kombinohet me të ëmën.

https://www.instagram.com/p/CCr7_g-Byr6/

Link: https://www.instagram.com/p/CCr7_g-Byr6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCfI_r1HPCV/