ShowBiz

“72 orët më të bukura të jetës..”, Olta Boka ndan emocionet e mëmësisë

Këngëtarja Olta Boka është bërë nënë e një vajze 3 ditë më parë dhe lajmin për këtë e dha vetë me një postim shumë të bukur në instagram ku zbuloi edhe emrin e të bijës.

Këngëtarja ka treguar me anë të një statusi se si kanë qenë këto tre ditë për të.

Kanë qenë 72 orët më intensive, më të ëmbla dhe më të bukurat e jetës sime. Faleminderit me shpirt që jeni pjesë e gëzimit tim me urimet tuaja! Do të na duhet pak kohë t’ju kthejmë përgjigjë sa t’ja marrim pak dorën”, shkruan Olta në statusin e saj në instagram ku tregon emocionet e veçanta të ndenjës së mëmësisë që po e provon për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj vendosën ta quajnë vajzën Gaia, një emër shumë i veçantë dhe kuptimplotë.

Link: https://www.instagram.com/oltabokaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2RxkJ4Fk8Q/