ShowBiz

“Kështu dua të zgjohem çdo mëngjes”, mëngjesi i veçantë i Marinës i ka të gjitha

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka nisur së fundmi pushimet së bashku me bashkëshortin e saj Getoar Selimin si dhe me djemtë e Babastars.

Ajo ka postuar në instagram disa video ku shohim djemtë e Babastars duke i kënduar Marinës që në mëngjes dhe duke e konsideruar si nusen më të bukur prej Tirane.

Marina në fund të këngës dëgjohet të thotë se deshiron të zgjohet kështu çdo mëngjes ndërsa tregon gjithashtu se pjesë e mëngjesit të saj është edhe buka me Nutella.

Moderatorja Marina Vjollca ka qenë e angazhuar gjatë gjithë vitit me spektaklin “Klanifornia”, ku e kemi parë në rolin e moderatores e ndonjëherë edhe të përfshirë në rol duke treguar aftësitë e saj në aktrim.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Byf25ltBS/