ShowBiz

Pikturon gjithë muret e shtëpisë, Jonida surprizohet nga mesazhet e të birit

Këngëtarja Jonida Maliqi ka ndarë me miqtë e saj në instagram disa video shumë surprizuese të të birit.

Vogëlushi Dan ka vendosur të suprizojë të ëmën duke piktuar të gjitha muret e shtëpisë me mesazhe dhe figura të ndryshme.

“Piktori im, sapo më dhuroi tatuazhin e radhës”, shkruan Jonida krahas videove duke treguar kështu se është inspiruar nga vizatimet e Dan për të shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj i cili me siguri do të jetë dedikim për të birin.

Në njërën faqe muri, Dan i shkruan të ëmës që e do shumë, ndërsa vetë Jonida shkruan se i vjen shumë keq ta lyejë shtëpinë tani.

Jonida është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj.

Ata janë një prej çifteve më simpatikë të shoëbizit, të cilët i shohim shpesh herë aktiv në rrjetet sociale ku postojnë foto dhe video shumë të këndshme.

Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC23vYnnLgq/