ShowBiz

Shtatëzanë në muajin e nëntë, Olta nuk heq dorë nga çmenduritë…

Olta Gixhari do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.

Ajo është gati në muajin e nëntë dhe shpesh herë e kemi parë teksa poston foto dhe video me barkun e rrumbullakosur.

Aktorja ndodhet aktualisht në Spanjë pranë partnerit ku po qëndron që prej periudhës së karantinës.

Olta është shprehur vazhdimisht e emocionuar për faktin që do të bëhet shumë shpejt nënë, ndërsa ka treguar vazhdimisht ndjenjat e veçanta që i ka dhuruar shtatëzania.

Ndërkaq pavarësisht shtatëzanisë ajo nuk e ka ndërprerë plazhin dhe madje as aktivitetet që konsiderohen të vështira në kushtet e saj. Së fundmi ajo ka guxuar të bëjë hiking dhe në disa foto të postuar në instagram e shohim teksa ecën në një teren jo të lehtë.

“Hiking në prag të muajit të nëntë”, shkruan ajo krahas fotos së postuar në instagram duke i habitur të gjithë me guximin e pazakontë që ka ndërmarrë në këtë periudhë.

https://www.instagram.com/p/CC9E6udHEaj/

Link: https://www.instagram.com/p/CC9E6udHEaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCvm84jH5hs/