ShowBiz

Adelina Berisha në zi, këngëtarja humb familjarin e shtrenjtë

Gjyshja e këngëtares Adelina Berisha ka ndëruar jetë dhe lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

Me anë të një fotoje të gjyshes, Adelina shpreh dhimbjen për largimin e saj nga jeta.

“Gjyshe nuk po muj me gjet fjalë, ta përshkruaj dhimbjen që po ndjej, tu prehtë shpirti në paqe, zemra jem”, shkruan ajo krahas fotos së gjyshes.

Mesa duket këngëtarja ka qenë shumë e lidhur me gjyshen dhe ndarja nga jeta e saj, e ka trishtuar shumë Adelinën.

Mesazhi i saj ka prekur miq dhe fansa të këngëtares të cilët i kanë shprehur ngushëllimet me këtë rast.

Link: https://www.instagram.com/adelinnaberisha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3MywRWl-N0/