ShowBiz

Ka kushtuar sa qimet e kokës, unaza e fejesës së këngëtares kalon çdo pritshmëri

Një ditë më parë këngëtarja Demi Lovato njoftoi përmes disa foto në instagram se ajo dhe partneri i saj Max Enrich vendosën të fejohen.

Ajo dhe Max janë në një lidhje prej 5 muajsh dhe janë aq të lidhur me njëri tjetrin saqë vendosën të hedhin një hap më shumë në lidhjen e tyre, duke e çuar atë drejt martesës.

Përveç lajmit që bëri xhiron e rrjetit, ajo që ju ra në sy të gjithëve ishte unaza gjigande me të cilën Max i propozoi Demit.

Sipas ekspertëve unaza mund të ketë kushtuar nga 500 mijë deri në 1 milion dollarë, kjo pasi vetëm guri gjigand i diamantit është vlerësuar si 10 karatësh, ndërkohë që rrethi mendohet të jetë platin që kushton edhe më shumë.

Demi dhe Max i dedikuan njëri tjetrit fjalët më të bukura dhe përmes disa fotove të postuara në instagram u shfaqën me të dashuruar se kurrë.

Link: https://www.instagram.com/p/CC-S49WhMDR/

Burimi i lajmit: https://www.eonline.com/news/1173195/all-the-details-on-demi-lovato-s-estimated-s1-million-engagement-ring-from-max-ehrich

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CC-S49WhMDR/