COVID-19 është kthyer në kryefjalën e këtij viti dhe histori të trishta vijnë nga e gjithë bota.
Një të tillë e ka ndarë me ndjekësit në instagram edhe Armina Mevlani.
Ajo ka shpërndarë në instagram foton e një të riu nga Palestina i cili u vu në qendër të mediave disa ditë më parë.
Djali është fotografuar duke u ngjitur në dritaren e spitalit, pasi mjekët i thanë se nëna e tij ishte e sëmurë me COVID-19 dhe se gjendja e saj ishte e rëndë.
Mjekët nuk e lejuan 30 vjeçarin të shihte të ëmën dhe për këtë arsye ai gjeti një mënyrë origjinale për ta parë deri ditën që ajo ndërroi jetë.
Djali u ngjit në dritare për të parë të ëmën dhe një foto të tij e ka shpërndarë në instagram edhe Armina.
“Kjo histori më bëri të qaj kaq shumë. Ky djalë është ngjitur përdirë në dritaren e dhomës së spitalit për të parë nënë e tij të sëmurë me COVID-19, deri ditën që e humbi..Jam duke qarë sërish”, shkruan Armina krahas fotos prekëse të djalit.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5Nvf1JFcqc/