ShowBiz

Një madam e dytë për Mozzik…, reperi rrëfet për herë të parë për jetën private

Mozzik dhe Loredana kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave.

Që pasi këngëtarja pranoi publikisht ndarjen nga reperi, ata të dy vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave rozë sa I takon jetës së tyre private.

Ajo që është përfolur më shumë është Loredana për të cilën u dyshua se ishte në një lidhje me reperin Zuna.

Ndërsa për jetën private të Mozzik nuk dimë thuajse asnjëgjë, pasi reperi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar.

Ndërkaq në një intervistë për emisionin “Sonte” në “T7”, Mozzik foli edhe për jetën e tij private duke theksuar se për momentin nuk është i fokusuar për një lidhje të re, ndërsa me humor tha se vajzat kanë frikë prej tij që pas ndarjes nga Loredana.

Ai tha gjatë intervistës se për momentin nuk e ka në plan, por më vonë po, pasi me kohën vjen gjithçka.

Mozzik dhe Loredana kanë së bashku një vajzë dhe që të dy i kemi parë shumë të lidhur me vogëlushen Hana.

https://www.youtube.com/watch?v=bBqvYZaJ-kE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bBqvYZaJ-kE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/