ShowBiz

Alba Hoxha ndryshon look, me këtë model nuk e kishim parë asnjëherë

Alba Hoxhën e kemi parë gjithmonë me flokë të zinj të shkurtër dhe deri tani asnjëherë nuk ka eksperimentuar as me modelin dhe as me ngjyrën.

Por këtë herë ka vendosur të ndryshojë look duke vendosur të zgjasë flokët me extension.

Ajo është shfaqur me flokë të gjata të zeza të cilat i shkojnë shumë, teksa ka realizuar disa video duke kërcyer.

Alba ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes për shkak të zërave për një lidhje të saj me koreografin Albi Nako.

Por pavarësisht thashethemeve Alba dhe Albi asnjëherë nuk e pranuan lidhjen mes tyre duke deklaruar se ata janë thjesht miq dhe kolegë të mirë dhe asnjë gjë më shumë.

https://www.instagram.com/p/CDD9OLPg_S6/

Link: https://www.instagram.com/p/CDD9OLPg_S6/

https://www.instagram.com/p/CC8swDoABJT/

Link: https://www.instagram.com/p/CC8swDoABJT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz0pQf6ANI9/