Aktorja Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze pak kohë më parë, të cilën vendosën ta quanin Emi.
Jonida ka postuar disa herë foto me të voglën e saj ku tregon lumturinë dhe gëzimit që Emi ka sjellë në jetën e tyre.
Por si është jeta e Jonidës dhe Besnikut pas ardhjes në jetë të Emit, aktorja e ka treguar me një foto të vetme.
Ajo ka postuar një foto me një shishe verë dhe dy gota ndërsa krahas fotos shkruan: “Kur të voglën e zë gjumi, mami dhe babi bëjnë një gëzuar për shëndetin e saj”
Jonida ka treguar kështu se pas ardhjes në jetë të vogëlushes, çdo gjë bëhet për të edhe pasi atë e zë gjumi.
Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9TzbVLDcAj/