ShowBiz

U tha se do të rikthehej në ekran, por Albana paska pasur plane të tjera

Moderatorja Albana Osmani është shkëputur tashmë prej pak kohësh nga ekrani ku e kemi parë nën moderimin e disa emisioneve.

Edhe pse u tha se mund të rikthehej sërish, Arbana duket se ka plane të tjera.

Krahas projektit “Ti je një lulediell”, Albana ka zhvilluar një tjetër pasion të sajin, larg ekranit dhe shumë shpejt do ta prezantojë përpara publikut.

Moderatorja ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe për librin e saj të parë, një botim i zhanrit fantashkencë me ngjarje që zhvillohen në 2117.

“Mezi po pres, do të jetë në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht edhe në versionin e dixhitalizuar. Një histori e jashtëzakonshme mes një grupi të rinjsh dhe Inteligjencës Artificiale në një kohë ku mbi tokë ka kaluar viti 2117. Një best seller valle”, shkruan Albana krahas një video ku tregon faqe të printuara të librit të saj.

Moderatorja ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe fansa të saj, të cilët mezi po presin të lexojnë librin e saj.

https://www.instagram.com/p/CDDsRsUFv47/

Link: https://www.instagram.com/p/CDDsRsUFv47/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0_HEx7FQiq/