Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë padyshim një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit.
Që prej momentit që e bënë publike lidhjen e tyre, ata të dy i shohim gjithmonë bashkë me foto dhe video të këndshme në instagram.
Në një intervistë të fundit për “Ora e Tiranës”, Jonida ka rrëfyer më shumë për raportin e saj me Romeon si dhe me prindërit e tij.
E pyetur nga gazetarja se si e ka raportin me vjehrën, Jonida tha se ajo nuk është vjehra, pasi Jonida nuk ka unazë dhe Romeo është një shok i saj.
Gjithsesi ajo tha se me nënën e Romeos ka një raport shumë të mirë. Të dy prindërit e Romeos sipas saj janë të mrekullueshëm dhe se ajo ka një kimi shumë të mirë me ta.
Jonida rrëfeu gjithashtu se gjëja që e acaron më shumë tek Romeo është fakti që qëndron me orë të zgjatura në palestër dhe fatkeqësisht nuk mund të stërviten bashkë pasi nuk ju përputhen oraret.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=FT57sEPBIc4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8otxy6FwD2/, https://www.instagram.com/p/B8ZHZkhHDHZ/