Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Njoftimin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në Facebook ku njofton se pasi ju nënshtrua testit rezultoi pozitiv me COVID-19.
“Miq pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga COVID-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësre ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj. Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet dhe dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj në statusin e tij.
Link: https://www.instagram.com/p/CDLUNLkByxp/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBXhnuCBUFr/