ShowBiz

Oriola dhe Eros në momente intime, çifti më të dashuruar se kurrë

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë prej disa muajsh më një lidhje së bashku.

Edhe pse së fundmi u përfol për një krizë mes tyre, asnjë gjë nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Ata jo vetëm që janë bashkë, por shumë të lumtur dhe madje kanë nisur pushimet së bashku.

Vetë Oriola ka postuar në instagram një video ndërsa është duke u përqafuar me Eros dhe po i fërkon qafën.

Ndërsa Eros ka postuar një video teksa shihet duke luajtur futboll me Oriolën e cila luan rolin e portieres duke pritur gjuajtet e të dashurit të saj.

Mesa duket ata jo vetëm që nuk janë ndarë, por janë më të dashuruar se kurrë dhe po kalojnë momente shumë të bukura nga pushimet nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/https://www.instagram.com/erosgrezda/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4Kk39dBrIG/https://www.instagram.com/p/B8XLd3RB5xP/