ShowBiz

Prindër për herë të tretë… Miriami dhe Albani na surprizuan

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një prej çifteve më të dashura të showbizit.

Ata të dy janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalin Duam i cili erdhi në jetë disa muaj më parë.

Por kur vjen puna për një fëmijë tjetër të paktën Miriam duket se nuk e ka aspak problem që ta bëjë Ameli dhe Duam me një motër apo vëlla tjetër.

E pyetur nga fansat nëse do të donte të kishte edhe një fëmijë tjetër dhe Miriam përgjigjet: “ Pse jo, kurrë mos thuaj kurrë, fëmijët janë parajsa mbi tokë”, duke treguar kështu se mund ata të dy mund ti shohim në një të ardhme të bëhen prindër për herë të tretë.

Ndërkaq Miriam duket po përgatitet që shumë shpejt të rikthehet me një hit.

Pak ditë më parë ajo postoi një foto ku pozonte në studio së bashku me Elgit Dodën duke u shprehur tejet e lumtur, por pa zbuluar se për çfarë projekti bëhej fjalë.

Link: https://www.instagram.com/miriamcani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B99EJmOlnLF/