I ati i reperes Tayna feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja ka vendosur ti dedikojë disa fjalë shumë të veçanta.
Ajo ka postuar në instastory një foto të dy prindërve të saj dhe krahas fotos shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babi, jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që të kam, të duam”
Reperja është shumë e lidhur me prindërit e saj dhe veçanërisht me të ëmën ku edhe më herët nuk kanë munguar dedikimet për të.
Taynën e kemi parë shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku tregon vazhdimisht detaje nga projektet e saj profesionale, por edhe nga jeta private ku e shohim të shijojë pushimet, por edhe sukseset e saj me miq dhe të afërm.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDG8mrbAZvN/