ShowBiz

Lan dhëmbët duke kënduar, kjo video e Jonit para pasqyrës nuk duhet humbur

Djali i këngëtares Adelina Tahiri është vetëm dy vjeç, por ka filluar jo vetëm të flasë, por edhe të këndojë.

Këngëtarja ka postuar një video të Jon ndërsa po lan dhëmbët hipur mbi një stol të vogël në tualet për të arritur çezmën.

Teksa Jon po lan dhëmbët Adelina dëgjohet të këndojë në anglisht një këngë dhe Jon menjëherë fillon të këndojë duke shoqëruar të ëmën e madje edhe të kërcejë ndërsa po fërkon furçën nëpër dhëmbë.

Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë momente të tilla shumë të veçanta pranë të birit.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8JTCtWlWjs/