ShowBiz

Të përqafuar me rroba banje, Marina dhe Getoari ndajnë momente të nxehta në pishinë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej çifteve më të dashura të showbizit.

Ata kanë nisur së fundmi pushimet dhe i shohim teksa postojnë herë pas herë foto nga plazhi.

Ka qenë vetë moderatorja e cila ka postuar një foto shumë të veçantë nga pishina veshur me bikini ku shihet e përqafuar me këngëtarin në momente shumë të këndshme sëbashku.

Ata e shoqërojnë këtë postim me një zemër të kuqe, ndërsa duket tejet të dashuruar me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAQ9lP-nWJk/