Violinisja e njohur e orkestës filarmonike të Shkodrës, Ruska Ruçi Piraniqi është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçare.
Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes ka shkaktuar shumë hidhërim tek miq, familjarë e kolegë të saj.
Ajo lindi në Shkodër ku mbaroi shkollën e Muzikës për të vijuar më pas liceun artistik në Tiranë.
Ruska ka dhënë kontribut edhe në fushën e arsimit dhe në vatrat e kulturës në Shkodër dhe zonat përreth.
Ajo ka punuar deri në 1998 në orkestrën filarmonike të Shkodrës, ndërsa më pas u shpërngul në Itali ku vijoi aktivitetin e saj artistik si instrumentiste.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/fvl4b1gjpbk