ShowBiz

“Bëji yzmetin burrit, leri fotot..”, Ajola i mbyll gojën ndjekësit me super përgjigjen

Disa ditë më parë kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj njoftoi me anë të një statusi në rrjetet sociale se pas testit për COVID-19 rezultoi pozitiv.

Ai tha se do të vijonte punën me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia deri sa ta mposhtë virusin.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka postuar së fundmi në instagram një foto nga perëndimi i diellit ndërsa shkruan:

“Gjithçka kemi është e tashmja dhe ka gjithnjë në formë bukurie që vazhdon të jetojë paqëisht duku rreth nesh”.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është komenti i njërit prej ndjekësve i cili i shkruan: “Bëji yzmetin burrin, leri fotot e instagramit”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ajolës e cila e ka lënë pa fjalë komentuesit me përgjigjen.

“Hallin tim se paske fare. Po i bëjmë të dy yzmet njëri tjetrit, pa merak. Beji dhe ti yzmet jetës tënde dhe mos paragjyko të tjerët pa i njohur hiç”, shkruan Ajola, ndërsa komentuesi vijon më tej duke I uruar shërim të shpejtë të dyve.

Link: https://www.instagram.com/p/CDRmJHIHJv5vgsGMnbrph1geinXEi7_iF42dTs0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6lsDF9ADzk5A4yheFJBqnJZUneWnNMx0CHjSQ0/