ShowBiz

“Dashuria e babit”, Albani sjell portretin më të bukur pranë të bijës në pishinë

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë pak muaj më parë.

Vogëlushi Duam solli shumë gëzim në familje jo vetëm për ata të dy, por edhe për vogëlushen Ameli.

Albani dhe Miriam ndajnë vazhdimisht me fansat momente të veçanta nga jeta e tyre familjare ku nuk mungojnë portretet e bukura familjare.

I tillë është edhe një moment shumë i këndshëm që këngëtari ka postuar në instagram ku pozon së bashku me Ameli në pishinë.

“Dashuria e babit”, shkruan ai krahas fotos ku pozon duke u përqafuar me të bijën.

Babë e bijë duken kaq bukur bashkë saqë kanë marrë komplimenta pafund nga miq e fansa të cilët e kanë konsideruar këtë një prej portreteve më të bukura të Amelisë me të atin.

https://www.instagram.com/p/CDMC-V2AT5Z/

Link: https://www.instagram.com/p/CDMC-V2AT5Z/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_M9bIRg0Us/