Tre persona nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke ndërruar jetë pavarësisht përpjekjes së mjeëkve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga testimet e kryera janë rregjistruar 79 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq situata vijon të jetë problematike në të dyja spitalet në vend ku ndodhet 115 pacientë të shtruar, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Një lajm i mirë është se janë shëruar 60 persona duke e çuar në 2952 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë vijon t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat në ambjente të mbyllura dhe të respektojnë masat e sigurisë dhe higjenës.
Link: https://youtu.be/pkOlitd-L58
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/