ShowBiz

Sa qenka rritur barku, Arbana pozon për herë të parë shtatëzanë

Arbana Osmani do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Ajo dhe regjisori Eduard Grishaj janë në pritje të një djali dhe lajmin e dha vetë Arbana në muajin maj në ditën e ditëlindjes së të dyte.

Moderatorja duhet të jetë në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë dhe sot ka shpërndarë në instagram një foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në Parkun Kombëtar të Qafështamës.

Edhe pse është veshur e gjitha me të zeza dhe me një bluze të gjerë, barku i rrumbullakosur është shumë i dukshëm.

Ajo dhe Eduardi janë prej kohësh bashkë dhe në një intervistë që regjisori dha për “Pushime on Top”, foli për planet që kanë për martesën si dhe emrin e djalit.

Konkretisht ata kanë menduar ti vendosin djalit një emër tipik shqiptar, ndërsa dasmën mendohet ta realizojnë në Bogë.

Link: https://www.instagram.com/p/CDTg9upADlH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqqy6uAY4H/