120 raste të reja me COVID-19 janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona të cilët ishin të shtruar në dy spitalet në vend dhe vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq situata në të dyja spitalet paraqitet ende serioze.
Aktualisht po marrin shërbim 119 pacientë, 18 prej të cilëve në terapi intensive dhe 6 në gjendje më të rëndë të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vazhdojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat e higjenës si dhe përdorimin e maskës në ambjente të mbyllura.
Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje bizneseve qe të respektojnë me rigorizitet protokollet e sigurisë.
Link: https://youtu.be/NFZlSKnfPWs
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/