Nëna e kryeministrit Edi Rama ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Njoftimin e dha vetë kryeministri me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Kryeministri ka postuar një foto të nënës së tij ndërsa i dedikon mesazhin më emocionues duke i thënë gjithashtu se do ti mungojë shumë.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan kryeministri krahas fotos bardh e zi të nënës.
Zonja Aneta kohët e fundit ishte e sëmurë dhe vetëm një javë më parë la spitalin ku ndodhej e shtruar, por fatkeqësisht nuk e mundi dot sëmundjen.
https://www.instagram.com/p/CDVni8NpC91/Link: https://www.instagram.com/p/CDVni8NpC91/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCN2f5tpNLg/