Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka vendosur ti bashkohet trendit të kohës duke i shkurtuar edhe më shumë flokët.
Ajo ka postuar disa foto ku shfaqet me flokë të shkurtër deri tek qafa dhe madje as vetë nuk e ka besuar që guxoi ti shkurtonte kaq shumë flokët.
Por pavarësisht ndryshimit dhe faktit që atë jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të gjatë, Arbenita ja ka dalë që si gjithmonë të tërheqë vëmendjen dhe të duket shumë tërheqëse.
Modeli i ri i flokëve i shkon shumë dhe në të njëjtin mendim me të, janë edhe fansat e modeles, të cilët e kanë pëlqyer dhe komplimentuar për lookun e ri.
https://www.instagram.com/p/CDWg93YlgOH/Link: https://www.instagram.com/p/CDWg93YlgOH/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bh_qkXvgjUn/