Adelina Tahiri është bërë nënë e një djali gati dy vite më parë.
Vogëlushi Jon tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.
Këngëtarja poston vazhdimisht foto ku pozon me të birin i cili në disa raste e surprizon të ëmën me gjestet e tij të veçanta.
Adelina ka postuar së fundmi disa foto ku pozon me Jonin, të cilin e ka veshur gjithë stil me këmishë të kuqe, kombinuar me atletet me të njëjtën ngjyrë si dhe një palë xhinse tre çerekshe.
Jon shfaqet gjithashtu me flokët e gjata kaçurela të kapura bisht, të cilat i shkojnë kaq shumë dhe duket një bukurosh i vërtetë.
https://www.instagram.com/p/CDUoweSlhz3/Link: https://www.instagram.com/p/CDUoweSlhz3/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8JTCtWlWjs/