Ka shkruar në tre numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë në vendin tonë prej COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se mjeku 53 vjeçar Anibal Byberi u konfirmua pozitiv disa ditë më parë dhe trajtohej në banesë.
Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore ai është transportuar menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve nuk ka mundur dot të mbijetojë.
53 vjeçari nga Tropoja ishte mjek pneumolog dhe vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.
Ai kishte punuar si mjek për vite më radhë në vendlindje dhe më pas si mjek në burgun 302.
Aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë pritej të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”
Link: https://new.shendetesia.gov.al/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/