ShowBiz

Një muaj pas lindjes, Jonida pozon me bikini dhe na la pa fjalë

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër të një vajze në fund të muajit qershor.

Lajmin e dha vetë Besniku me një foto ku i dedikonte të voglës së tij fjalët më të bukura.

Më pas si Jonida dhe i shoqi kanë postuar vazhdimisht foto me vogëlushen Emi, por ajo që ju ra në sy të gjithëve është fakti që aktorja erdhi në formë menjëherë pas lindjes.

Tashmë që ka kaluar një muaj nga lindja e vajzës, Jonida ka nisur pushimet dhe në foton e parë me bikini i la të gjithë pa fjalë.

Ajo shfaqet në superformë dhe nuk duket aspak sikur ka vetëm pak kohë që ka lindur.

Krahas fotos nuk kanë munguar komente të shumta të fansave e miqve të Jonidës, të cilët janë habitur se si ka mundur të arrijë format perfekte në kaq pak kohë pas lindjes.

https://www.instagram.com/p/CDWgkK1M5b9/

Link: https://www.instagram.com/p/CDWgkK1M5b9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCZHCAosI_g/